‘Produkt 28’ po përgatit rikthimin në muzikë

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Produkt 28’ po përgatit rikthimin në muzikë

Kemi një lajm shumë të mirë për fansat e “Produkt 28”!

I ftuar në studion lëvizëse në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Alban Kondi ka konfirmuar se grupi do të rikthehet, por ende janë duke menduar mënyrën si.

Artisti u shpreh se ata kanë filluar bisedimet për një projekt që në nëntor të vitit të kaluar.

Aldo: Kjo do të thotë që “Produkt 28” do zgjohet? Do zgjohet në një moment “Produkt 28”?

Alban Kondi: Shpresoj shumë shpejt. Ne në fakt kemi filluar që vitin e kaluar, që të kemi një projekt. Si “Produkt 28”.

Aldo: Kryevepër, një super lajm. Një super lajm.

Alban Kondi: Ne kemi filluar që vjet, fiks në Nëntor të vitit të kaluar. Jemi ulur për të…

Aldo: Ne s’dimë gjë ndërkohë?

Alban Kondi: Jo jo. Po e merr vesh tani, lajmi i mëngjesit.

Aldo: Pra rikthehet grupi “Produkt 28”, mund ta shkruajmë kështu?

Alban Kondi: Jo jo, nuk është vendosur që do rikthehemi. Ne po mendojmë se si mund të rikthehemi. Ka një formë që mund të rikthehemi.

Aldo: Po mirë, atëherë ta shkruajmë: “E kanë ndarë mendjen, do rikthehen”.

Në fund të intervistës Kondi u shpreh:

“E kemi shumë qejf. Kemi filluar që në Nëntor të vitit të kaluar, një tentativë për të gjetur një formë… Ideja është që nëse vijmë, ne do të vijmë në një formë që të jemi të 3 të kënaqur. Nuk ka asnjë lloj hezitimi. Thjesht ne duam që të vijë momenti. Nuk është se kemi ndonjë… Të shfrytëzojmë këtë kohë, apo të nxjerrim një këngë për të qenë lajm i ditës“. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE