Amazon ofron trajnime falas për përdorimin e Inteligjencës Artificiale!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amazon ofron trajnime falas për përdorimin e Inteligjencës Artificiale!

Gjiganti teknologjik amerikan, Amazon, njoftoi se do të nisë një program falas lidhur me trajnimin e njerëzve për mënyrën si të përdorin Inteligjencën Artificiale (AI). Amazon.com njoftoi për programin “AI Ready” apo “Gati për Inteligjencën Artificiale”, program i cili do të ofrojë trajnim për zhvillimin e aftësive dhe arsimim për dy milion njerëz në të gjithë botën, deri në vitin 2025.

Kompania amerikane theksoi se synimi i saj është që ta bëjë Inteligjencën Artificiale të aksesueshme për këdo që dëshiron të mësojë. Swami Sivasubramanian, zëvendëspresident për të Dhënat dhe Inteligjencën Artificiale në Amazon:

Inteligjenca Artificiale është teknologjia më transformuese e brezit tonë. Nëse duam ta zhbllokojmë potencialin e plotë të Inteligjencës Artificiale për të luftuar telashet më sfiduese të botës, atëherë ne duhet ta bëjmë edukimin për AI të aksesueshëm për të gjithë ata që duan të mësojnë.

Synimi i programit “Gati për Inteligjencën Artificiale” është të ndihmojë për ta bërë edukimin për AI-në të barabartë për të gjithë, me mbështetjen e nismave të reja që po i bëjmë sot.

Zyrtari shtoi se “Amazon do të zgjerojë programet dhe kurset e tanishme falas për trajnimin për AI, në mënyrë që të largohen kostot si barriera të aksesit në këto aftësi kritike”.

Në fillim të muajit, përfaqësues nga 28 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina, ranë dakord që të punojnë së bashku për t’i frenuar rreziqet potencialisht “katastrofale” që paraqesin përparimet në Inteligjencën Artificiale.

Në Londër u zhvillua samiti “Për mbrojtje nga Inteligjenca Artificiale”. Takimi u fokusua në progreset për të cilat disa shkencëtarë thanë se “mund të paraqesin rrezik për vetë ekzistencën e njerëzimit”.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se deklarata ishte “një arritje e madhe” dhe se “fuqitë më kryesore të botës, sa i përket Inteligjencës Artificiale, ranë dakord mbi urgjencën për t’i kuptuar rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe për të ndihmuar me punën në të ardhmen”.

Por, zv.presidentja amerikane, Kamala Harris i bëri thirrje Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera që të veprojnë më shumë e më shpejt, duke theksuar se ndryshimet në Inteligjencën Artificiale kanë sjellë nevojën që kompanitë e teknologjisë të mbahen përgjegjëse edhe përmes ligjit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49415 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE