Berisha i vuri ‘flakën’ parlamentit/ Reagon ambasada britanike në Tiranë!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Berisha i vuri ‘flakën’ parlamentit/ Reagon ambasada britanike në Tiranë!

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar me shqetësim lidhur me kaosin e një dite më parë në seancë plenare, ku deputetë të Foltores ndezën tymuese në parlament.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada Britanike thekson se një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive.

Ndër të tjera ambasada, apelon maxhorancën e opozitën të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë:

“Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë. Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.”

” The British Embassy in Tirana expresses concern regarding the latest developments in the Albania Parliament. A functioning Parliament and constructive dialogue between elected representatives are essential for legislation and services to be delivered effectively. We urge the majority and opposition to work together to ensure parliament can exercise its oversight role and act in the interests of all citizens”

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50394 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE