Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë!

Dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e sulmeve raketore ruse gjatë natës në dy rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck e Harkiv. Lajmin e bënë të ditur sot, zyrtarë ukrainas. Në Telegram, ministri i Brendshëm i Ukrainës, Ihor Klymenko shkroi:

Objektiv i sulmeve ishin një spital në qytetin Selidove dhe një minierë qymyri!  Dy ndërtesa të spitalit u dëmtuan, gjashtë civilë u plagosën. Mund të ketë viktima nën rrënoja, operacionet e kërkimit po vazhdojnë. Një punëtor në minierën e qymyrit u vra gjatë sulmit. Katër ndërtesa, 19 automjete dhe një linjë e furnizimit me energji elektrike u dëmtuan. Tridhjetë e nëntë minatorë u bllokuan nën tokë, por tani, të gjithë punonjësit janë nxjerrë në sipërfaqe.

Po ashtu, një person tjetër u vra si pasojë e granatave ruse në Harkiv, njoftoi guvernatori i këtij rajoni, Oleh Synehubov.

Rusia që nisi pushtimin e plotë dhe të paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, tani ka kapur shumicën e territorit të Donjeckut dhe nuk e ka fshehur synimin për të pushtuar të gjithë rajonin. Forcat ruse i vazhduan sulmet në Ukrainë në kohën kur dje Kievin e vizitoi sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lloyd Austin.

Zyrtari i lartë i Uashingtonit e vizitoi Ukrainën për ta siguruar lidhur me mbështetjen amerikane kundër Rusisë Austin e zhvilloi këtë vizitë të paparalajmëruar si shenjë mbështetje për Ukrainën, pasi janë rritur shqetësimet se aleatët perëndimorë të Kievit e në veçanti Amerika, vend që është përkrahësi i tij më i madh ushtarak e financiare, duket se janë “lodhur nga lufta”. Austin deklaroi:

Sot jam këtu për të dhënë një mesazh të rëndësishëm: Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë, tani dhe në të ardhmen!

Kjo ishte vizita e dytë e sekretarit Austin në Ukrainë, ndërsa drejt Kievit udhëtoi me tren, nga Polonia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48925 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE