MPJD: Asnjë shtetas kosovar nuk ndodhet në Gaza!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
MPJD: Asnjë shtetas kosovar nuk ndodhet në Gaza!

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) asnjë shtetas kosovar nuk ka jetuar dhe nuk ndodhet në Rripin e Gazës tani, enklavën palestineze e cila është duke u përballur me sulme të vazhdueshme izraelite tash e shumë javë.

Izraeli i nisi bombardimet dhe pastaj një ofensivë tokësore në Gaza më 7 tetor, si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në qytetet e Izraelit jugor, ku u vranë mbi 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen rreth 240 të tjerë.

Mbi 12.700 njerëz janë vrarë në Gaza gjatë sulmeve izraelite prej 7 tetorit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazas, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Evakuimi i shtetasve të huaj dhe palestinezëve me shtetësi të dyfishtë, përfshitë të plagosurve rëndë nga Gaza përmes pikëkalimit kufitar me Egjiptin, Rafah, nisi më 1 nëntor.

Deri më tani janë evakuuar mijëra njerëz, përfshirë 11 shtetas të Shqipërisë.

Ndërkohë, MPJD njoftoi se deri më tani 10 kosovarë janë evakuuar nga Izraeli, të gjithë në ditët e para të konfliktit.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael u ka ofruar të gjithëve mundësitë dhe lehtësirat e nevojshme për tu larguar nga vendi në ditët e para të konfliktit”, tha MPJD.

Por, ajo shtoi se tani më fluturimet e organizuara janë ndërprerë dhe “eventualisht secili duhet të gjejë mundësitë individualisht për t’u larguar” nga Izraeli.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49676 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE