“Nuk dua ta fitojë njeri tjetër përveç se…”/Juliana dhe Dion zbulojnë të pathënat e DWTS!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk dua ta fitojë njeri tjetër përveç se…”/Juliana dhe Dion zbulojnë të pathënat e DWTS!

Të ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë konkurrentja e spektaklit “Dancing With The Stars” Juliana Nura dhe partneri i saj i kërcimit Dion. Ata folën më shumë në lidhje me eksperiencën e tyre në emisionin më të ndjekur të momentit dhe disa të pathana për dëgjuesit.

Të pyetur se nëse ata do të kishin mundësinë të ndërronin partnerët e kërcimit në këtë kompeticion, Dion zgjodhi Arnitën ndërsa Juliana zgjodhi Luixhinon. Kjo për vetë faktin se Juliana shprehet se Dion është pak i rreptë me të gjatë provave. Sigurisht që pyetjet rreth DWTS ‘pushtuan’ të ftuarit. Dion u pyet se sa e vërtetë është që në këtë spektakël ndodh që të krijohen romanca midis profesionistëve dhe të ftuarve. Ai u përgjigj:

Jo, nuk është e vërtetë, thjesht është një kimi që ndoh për arsyen e kërcimit dhe asgjë më tepër. Nuk është albsolute.

E pyetur se si është statusi i jetës së saj private dhe nëse do të donte që të kishte lidhje me një artist ose me një person që nuk i përket fushës së artit, Juliana u përgjigj:

Jam single. Do doja një jo artist. Lidhjet nuk e di a do të vijnë. Varet se kush do të ma fitojë zemrën.

Cilin çift do donte Juliana që mos ta fitonte DWTS?

Ka shumë. Asnjë tjetër përveç meje dhe Dionit. Unë nuk kam probleme me Arnitën, thjesht po thoja që nuk dua ta fitojë njeri tjetër përveç meje e Dionit. Kaq, është shumë e thjeshtë. Nuk kam frikë ta them.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE