Si të kufizoni ose t’i rezistoni tundimit për alkool, banakieri i njohur jep këshillat e tij!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të kufizoni ose t’i rezistoni tundimit për alkool, banakieri i njohur jep këshillat e tij!

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet të pini në bare në vend të pijeve alkoolike? Derek Brown është një banakier, që pinte çdo natë për 22 vjet dhe vendosi të bëjë ndryshime në jetën e tij. Ai është gjithashtu një trajner Wellness, themelues i Positive Damage Inc. dhe i ndihmon njerëzit të jetojnë shëndetshëm. Për rrjedhojë, ka dhënë disa këshilla të vlefshme. Si fillim Derek thotë që duhet të gjeni alternativa pa alkool, të tilla si koktejl ose birra pa alkool.

Shmangni vendet që do t’ju tundojnë dhe njerëzit që do t’ju bëjnë presion për të pirë më shumë sesa do të dëshironit. Kujdes me zgjedhjet. Zgjidhni një pije me pak alkool si birrë, në vend të një pije të fortë si xhin-toniku. Nëse doni më shumë pije përgjatë mbrëmjes, provoni t’i alternoni ato, një pije, një koktejl, një birrë me pak ose jo alkool dhe përsëri e njëjta gjë. Gjeni dikë të cilit i besoni dhe kërkoni që t’ju mbështesë. Ndoshta edhe ai dëshiron shoqëri në udhëtimin e tij pa alkool.

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin si goditjet në tru dhe depresioni, tregojnë studimet. Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të riparuar dëmet e shkaktuara nga alkooli dhe janë muaj. Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t’u rikuperuar. Sipas studimeve, konsumimi i tepruar i alkoolit mund ta dëmtojë në shumë mënyra jetën tuaj seksuale. Sasia e tepërt e alkoolit ul kënaqësinë dhe dëshirën seksuale te meshkujt, si dhe rrit rrezikun e mosfunksionimit erektil. Megjithëse alkooli shihet shpesh si afrodiziak, përdorimi afatgjatë mund të dëmtojë jetën tuaj seksuale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48765 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE