​Vuçiç në konferencë me Stoltenberg: Për ushtrinë serbe nuk marr urdhra nga askush!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
​Vuçiç në konferencë me Stoltenberg: Për ushtrinë serbe nuk marr urdhra nga askush!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës së përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Serbia do të ruajë paqen, por sa i përket ushtrimeve të Ushtrisë serbe, thotë se nuk merr urdhër nga askush.

Sa i përket zhvillimeve në veri ku mbetën të lënduar ushtarët e KFOR-it, Vuçiç tha se ai dhe Stoltenberg janë në kundërshtim me njëri-tjetrin për atë që ndodhi.

“Sa i përket ushtrisë serbe, ajo i ka kryer detyrat e saj në mënyrë profesionale, asnjëherë nuk i ka tejkaluar të drejtat, kompetencat e saj, ka pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte me KFOR-in dhe NATO-n dhe ku dhe si do ta bëjmë këtë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ligjet e këtij vendi, pa rrezikuar askënd në asnjë moment, mënyra se si ne vendosim ushtrinë tonë është puna jonë”, tha ai.

Ai u arsyetua edhe për sulmin terroristë në Banjska, derisa shtoi se lidhur me ushtrinë serbe, nuk merr urdhra nga askush.

“Ndërsa sa i përket bashkëpunimit tonë me NATO-n, është korrekt dhe e mirë, kur dikush flet në mënyrë të denjë, atëherë ne gjithmonë mund të themi se nuk ka nevojë për kaq shumë ushtarë këtu dhe atje, por nuk marrim atë lloj urdhri nga askush sepse Serbia është shtet neutral ushtarakisht, dhe ne do të mbetemi shtet neutral ushtarakisht dhe dihet se kush e udhëheq ushtrinë dhe kush komandon me ushtrinë e Serbisë dhe për sa i përket ushtrimeve të mundshme, ne jemi marrë vesh sot, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, do t’i dërgoj një kërkesë Qeverisë së Republikës së Serbisë që në periudhën e ardhshme të shqyrtojë vendimin për rifillimin e mbajtjes së stërvitjeve të përbashkëta me NATO-n”, tha ai.

Ai shtoi se Kosova nuk do ta formojë Asociacionin përderisa Kurti është në pushtet.

“Serbia do të ruajë paqen, Serbia do të ruajë stabilitetin, Serbia po bën gjithçka që është e mundur në procesin e dialogut për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe për të qenë i hapur ndaj jush, i nderuar zoti Stoltenberg, siç isha në takim, siç jam gjithherë, nuk ka asgjë për asociacionin e komunave serbe dhe ata nuk do ta formojnë përderisa të jetë Albin Kurti në pushtet, vetëm do të kërkojë justifikim, njëherë do të thotë se i duhet nënshkrimi, herën tjetër do të thotë se i nevojitet, nuk e di çfarë”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE