Gjobitet 4 miliardë dollarë platforma më e madhe e kriptomonedhave!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjobitet 4 miliardë dollarë platforma më e madhe e kriptomonedhave!

Qeveria amerikane i dha një goditje masive firmës Binance, platforma më e madhe në botë për shkëmbimin e kriptomonedhave. Firma Binance ra dakord që të paguajë një gjobë prej rreth 4 miliardë dollarësh, ndërsa themeluesi dhe shefi i kompanisë Changpeng Zhao u deklarua fajtor për një krim që lidhej me dështimin e tij për të parandaluar pastrimin e parave në platformë.

Zhao dha dorëheqjen nga drejtimi ndërsa firma Binance pranoi shkeljet e shumta. “Përdorimi i teknologjisë së re për të shkelur ligjin nuk ju bën novator, ju bën kriminel”,-tha Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, i cili e quajti marrëveshjen si një nga dënimet më të mëdha të korporatave në historinë e vendit. Në bazë të marrëveshjes, Departamenti amerikan i Thesarit tha se Binance do t’i nënshtrohet vëzhgimit për pesë vite, mes të tjerash, edhe sigurimin e largimit të plotë të firmës nga Shtetet e Bashkuara.

Binance është një kompani me qendër në Ishujt Cayman.  Changpeng Zhao njihet si rivali kryesor i zotit Sam Bankman-Fried, themeluesit 31-vjeçar të firmës FTX, platforma e dytë më e madhe i kriptomonedhave përpara kolapsit nëntorin e kaluar. Zoti Bankman-Fried u gjet fajtor në fillim të këtij muaji për mashtrim dhe vjedhjen e të paktën 10 miliardë dollarëve nga klientët dhe investitorët. Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, tha se firma Binance lejoi në platformën e saj veprimtari financiare nga aktorë të paligjshëm, duke mbështetur aktivitete që nga abuzimi seksual i fëmijëve, tek narkotikët e paligjshëm dhe terrorizmi, në më shumë se 100,000 transaksione.

Kompania lejoi mbi 1.5 milionë dollarë shkëmbime me monedha virtuale çka bie ndesh me sanksionet amerikane, përfshirë veprimtaritë nga Brigadat al-Qassam të Hamasit, al-Kaida dhe organizata të tjera kriminale. Ka dhjetëra raste të njerëzve që bëjnë pasuri të mëdha duke investuar në kriptovaluta dhe tani i humbasin ato. Shtatë investitorët më të fortë të kriptove në botë humbën, për të qenë të saktë, 144 miliardë dollarë në vetëm pak javë. Por bie në sy ai i “bosit” të shkëmbimit më të madh të kriptove në botë, Changpeng Zhao. Biznesmeni 44-vjeçar kinezo-kanadez, i njohur ndërkombëtarisht si CZ, tashmë është zyrtarisht njeriu që ka humbur më shumë para në historinë njerëzore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE