Rrëfeu përjetimet e pritjes së ëmbël me anë të videoklipit, lumë shikimesh në këngën e Luizit

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli konfirmon shtatzëninë e Kiarës në një mënyrë të vecantë! Publikohen edhe pamjet nga babyshower-i (Video)

Si një artist që është, Luizi zgjodhi që lajmin e pritjes së ëmbël ta bënte siç di vetë ai, nëpërmjet këngës.

Ditën e sotme Luizi publikoi këngën “Frymë”, ku me Kiarën protagoniste të videoklipit, tregonin me anë të pamjeve përjetimet e tyre për vajzën që do të vijë në jetë.

Pritej që ky lajm të krijonte një bujë të madhe në rrjet, dhe ashtu ndodhi!

Përpos urimeve dhe komenteve të shumta në Instagram, ishin dhe klikimet në këngën e Luizit ato që treguan gjithashtu interesin e madh të publikut për çiftin.

Kënga ka vetëm 7 orë që është publikuar në YouTube e deri tani ka arritur mbi 360 mijë shikime e normalisht pritej të arrijë shumë më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48930 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE