Shpërthimi i një granate me 10 të plagosur në Prizren, një i arrestuar dhe dy në kërkim!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi i një granate me 10 të plagosur në Prizren, një i arrestuar dhe dy në kërkim!

Një person u arrestua nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për hedhjen e një granate dore që sot në mëngjes plagosi dhjetë persona, në një treg të gjësë së gjallë në qytetin jugor të Prizrenit. Disa orë pas ngjarjes, Prokuroria Themelore njoftoi se në kuadër të hetimeve ka identifikuar tre vetë si të dyshuar për hedhjen e granatës në treg. Një person ra në pranga e dy janë në kërkim. Në një komunikatë zyrtare të kësaj prokurorie, thuhet:

Njëri prej tyre është arrestuar dhe gjendet nën masën e ndalimit, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në kërkim. Prokuroria dhe policia janë duke punuar për të kapur dy të dyshuarit e tjerë.

“Pesë nga të lënduarit u dërguan në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ndërsa të tjerët dolën nga spitali”, siç konfirmoi për mediat shefi i Urgjencës në Spitalin Rajonal të Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

Ata u transferuan në QKUK, për shkak të lëndimeve në pjesët e kraharorit e të qafës, si dhe për shkak të mungesës se kirurgut në Spitalin e Prizrenit. Gjendja e të plagosurve nga hedhja e granatës së dorës në Prizren është e qëndrueshme.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi për Informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë se tre persona të dyshuar për shpërthimin janë identifikuar dhe po kërkohen nga forcat e rendit.

Rreth orës 04:50, policia ka pranuar një informatë në lidhje me një rast plagosjeje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se nëntë persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore.

Më vonë u saktësua për 10 të lënduar. Motivet ende nuk janë bërë të ditura. Në vendngjarje shkoi edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit, për të mbledhur prova, me qëllim dokumentimin e rastit në fjalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51064 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE