I dhanë fund lidhjes, mamaja e Ledrit ironizon Sara Hoxhën

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I dhanë fund lidhjes, mamaja e Ledrit ironizon Sara Hoxhën

“Ledri Vula dhe Sara Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes“, kështu është shprehur menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, nëpër intervista të ndryshme.

Teksa konfirmoi ndarjen e ciftit, Shoshi shtoi se Sara dhe Ledri takohen bashkë vetëm për vajzën e tyre, Poin.

Pas lajmeve të bujshme për ndarje, Sara Hoxha u nis menjëherë për Gjermani, aty ku ndodhen prindërit e saj, duke marrë me vete edhe Poin. Ndërsa reperi vazhdon me tour-et nëpër botë.

Mungesën e Poem Blu, të cilën janë mësuar ta kenë pranë, prindërve të Ledrit ka nisur t’i mungojë.

Këtë e ka bërë vetë të ditur e ëma e këngëtarit, Xheraldina, e cila ka ndarë së fundmi disa momente nga videocall-i me Poin.

Mirëpo krahas pamjeve, Xheraldina duket se i ka hedhur disa ‘kunja’ për largimin e Sarës me të bijën në Gjermani.

Xheraldina vendos citime të Poem Blu, sikur mbesa e saj shprehet se e ka marrë malli për gjyshërit dhe dëshiron t’i takojë e përqafojë.

Nga ana tjetër, Sarën dhe Ledrin i ka “mposhtur” heshtja…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49833 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE