I ironizoi pas lajmit të shtatëzanisë, Luiz Ejlli i kundërpërgjigjet Zhaklin Lekatarit

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi dhe Kiara po bëhen prindër, Zhaklin Lekatari thumbon çiftin

Lajmi i konfirmuar më në fund nga vet Luizi dhe Kiara se do të bëhen prindër të një vajze shumë shpejt, bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme.

Shumë fansa të çiftit, por edhe personazhe publikë kanë uruar ëmbëlsisht çiftin për shtatzëninë.

Mirëpo, mes gjithë këtyre komenteve, nuk shpëtoi pa u vënë re postimi i Zhaklin Lekatarit, i cili u mor si “kunjë” direkte kundrejt çiftit.

“Shumica e fëmijëve në vendin tonë lindin për interes, status, frikë, nevojë, por jo dashni. E trishtë” – shkroi Zhaklina, postim që me sa duket nuk i ka shpëtuar Luiz Ejllit.

Në një “live” të fundit në mbrëmje me Kiarën, Luizi është shprehur ironikisht se ka dhe nga ato që nuk duan të kenë fëmijë.

“S’je e para që po bëhesh nanë. As e fundit. Ka dhe nga ato që s’kanë qejf po s’ka gjë. Ta po mësohen” – është shprehur Luizi dhe sigurisht kjo është marrë si një përgjigje kundrejt Zhaklinës.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/VID-20231123-WA0027.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE