Ministri Balla jep lajmin: Ja kur pritet të rriten pagat për punonjësit e policisë

vovalbania November 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministri Balla jep lajmin: Ja kur pritet të rriten pagat për punonjësit e policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla paralajmëroi në emisionin “Opinion” rritjen e pagave për punonjësit e policisë.

Balla thotë se ka besim se nga 1 Korriku i vitit të ardhshëm, pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit do të rriten me 30 për qind.

Taulant Balla: Në të shkuarën është bërë një gabim që do të ndreqet duke filluar nga viti i ardhshëm, është mënyra e rekrutimit të punonjësve të policisë. Pra, u mbyll Akademia e Sigurisë dhe që të bëheshe punonjës police, duhet të shkoje të studioje Ekonomik ose Juridik dhe më pas, përmes ekselencës, po ta kishe mesataren… Është bërë keq sepse kur ti ke mbaruar shkollën e mesme, mund të shkoje të studioje dhe për punonjës police. Para 10 vitesh u ndryshua dhe kur mbaron shkollën e mesme, nuk mund të shkosh në Akademinë e Sigurisë dhe kjo gjë do të riparohet duke filluar nga Shtatori i vitit të ardhshëm. Ne duhet t’i japim besim çdo djali dhe vajzë të re që kur të zgjedhë për Maturën Shtetërore, të zgjedhë dhe degën e punonjësve të Policisë së Shtetit sepse ne na duhet të rrisim numrin, por edhe të rrisim cilësinë dhe integritetin. Në buxhetin e 2024, unë kam shumë besim që të kemi një rritje reale të pagës së punonjësve së Policisë së Shtetit duke filluar nga 1 Korriku i vitit të ardhshëm. Pra, në 1 Korrik të vitit 2024 unë shpresoj të shkojmë në një rritje tek 30 për qind e pagës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE