Përgjimet e SKY, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit!

vovalbania November 23, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Përgjimet e SKY, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit!

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për ish-zv.drejtorin e bluve të Tiranës, Erzen Breçani, Shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6 në kryeqytet, Dedan Gjoni, si dhe ndaj Bujar Gërmizit, i njohur me mbiemrin Ajezi e Besmir Muratit. Gjoni akuzohet se ka bashkëpunuar me Gërmizin dhe Muratin për planin e vrasjes së dy vëllezërve që jetonin në Britaninë e Madhe.

Vendimi i GJKKO-së:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 14.11.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Caktimin ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
2. Lidhur më shqyrtimin e kësaj kërkese, Gjykata vendosi ta shqyrtoi në dhomë këshillimi pa praninë e palëve dhe të sekretares gjyqësore. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, bazuar në nenin 244 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 124 Akti, datë 17.11.2023, ndër të tjera vendosi: Caktimin e masës së sigurimit personal “Arresti me burg” parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale ndaj personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A …etj.
3. Ekzekutimi i masës së sigurimit për personat nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A është bërë më datat 20.11.223 dhe 21.11.2023. Ndodhur në këto kushte, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në nenin 248 të K.Pr.Penale, më datë 22.11.2023 paraqiti në Gjykatë kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personave nën hetim D.GJ. E.B, B.M dhe B.A.
4. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 128 Akti, datë 23.11.2023, vendosi:

1.Pranimin e kërkesës.
2.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.A me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
3.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim E.B me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
4.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim D.Gj me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
5.Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj personit nën hetim B.M me vendimin Nr.124, datë 17.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.
6.Urdhërohet Prokuroria e Posaçme dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.
7.Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

Tiranë, më datë 23.11.2023
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

SPAK-u goditi grupin kriminal prej 11 personash, të akuzuar se planifikuan vrasje dhe trafikuan 900 kg drogë.

I arrestuar mbrëmjen e së hënës, ish-zyrtari i policisë Tiranë, Erzen Breçani, sot doli në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Siç del edhe nga përgjimet e aplikacionit SKY, ai konfirmoi se është në burg për djalin, për të cilin u shpreh se i ka kërkuar të mos merret me trafikun e drogës. Ndërkaq, Eralbi Breçani është në kërkim, bashkë me Ervin Matën, me të cilin ka lidhje krushqie e me katër të tjerë.

Erzen Breçani, ndaj të cilit rëndojnë akuzat e përkrahjes së autorit të krimit e pastrim parash, citohet të jetë shprehur:

Në burg jam prej djalit. E kam këshilluar që të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk kam prova me çfarë merret im bir dhe nuk e di konkretisht se çfarë ka bërë. Vetë i kam shërbyer këtij vendi duke vënë edhe jetën time në rrezik. Unë kam zhvilluar aksione e kam arrestuar njerëz të botës së krimit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE