Dy muaj nga sulmi në Basnjkë, Kurti: E domosdoshme t’i vendosen sanksione Serbisë!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dy muaj nga sulmi në Basnjkë, Kurti: E domosdoshme t’i vendosen sanksione Serbisë!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se koha prej dy muajsh prej kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit është më se e mjaftueshme që të ketë hetim të hollësishëm dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, me ç’rast u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta shtrojnë këtë çështje.

I pyetur nga KosovaPress për këtë çështje, Kurti tha se ‘nuk mund ta durojmë çfarëdo përsëritje që i ngjan asaj të 24 shtatorit, për këtë arsye duhet të veprojmë tash e jo nesër’.

Konsiderojmë se është e domosdoshme që dy muaj pas sulmit terrorist dhe kriminel në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri i Policisë, heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku, është kohë më se e mjaftueshme që të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt të agresionit të Serbisë ndaj vendit tonë që cenoi sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, dhe sigurinë tonë kombëtare, tha Kurti.

I pyetur për deklaratën e presidentes, Vjosa Osmani se në draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga BE-ja ka identifikuar disa çështje që krijojnë dykuptimësi, Kurti tha se draftin mund ta bëjnë publik emisarët, pasi siç tha ai, është dakorduar që mos të jetë i qasshëm për publikun. Ai shtoi se Serbia vazhdon vazhdimisht t’i shkelë nenet e marrëveshjes bazike, për të cilën tha se nuk është e interesuar për normalizim.

Kreu i ekzekutivit kritika pati për Serbinë, për të cilën tha se ka dëshmuar se Asociacionin synon ta bëj kundër Kosovës e jo për serbët që jetojnë në vend.

Po të ishte e interesuar për serbët, Serbia di të votonte për përparimin e Kosovës”, vijoi Kurti.

Kurti ka komentuar edhe ndalimin e vizitave dhe telefonave për ish-krerët e UÇK-së. Sipas tij, këtu bëhet fjalë për zhvillim negativ, porse shtoi se ndikimi i tyre në këtë drejtim është tejet i vogël.

Sigurisht se bëhet fjalë për zhvillim negativ, meqenëse e pësojnë familjet, më të dashurit e atyre që po mbahen mbi tri vjet në burgun e Hagës. Unë këtë e kam marrë vesh nga deputetja Shqipe Selimi, që është bashkëshortja e gjeneralit të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe njëkohësisht e kemi diskutuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën këtë zhvillim negativ. Ne i kemi mundësitë e kufizuara për të pasur çfarëdo ndikimi, mirëpo natyrisht jemi duke u munduar se si mund të ndihmojmë, tha Kurti.

Këto komente, Kurti i bëri pas konferencës për dialogun publiko-privat që është mbajtur me mbështetjen e Qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE