Mot me shi në vend, njihuni me parashikimin për sot!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mot me shi në vend, njihuni me parashikimin për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë veriore.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash si dhe me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut u bënë prezente fillimisht në orët e para të mëngjesit në perëndim e në jug të vendit. Gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Në jugperëndim e në veriperëndim, reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave të herëpas’herëshme. Mjegull e dendur/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era fiton shpejtësi 10-13 m/sek.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
8/16
Re diell shi

Kukës
7/10
Re diell shi

Lezhë
11/19
Re diell shi

Dibër
5/11
Re diell shi

Durrës
11/22
Re diell shi

Tiranë
10/22
Re diell shi

Elbasan
10/21
Re diell shi

Berat
10/23
Re diell shi

Vlorë
11/23
Re diell shi

Korçë
8/12
Re diell shi

Gjirokastër
9/19
Re diell shi

Sarandë
9/21
Re diell shi

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE