Biden: Në kontakt për zbatimin e çdo aspekti të marrëveshjes Izrael-Hamas!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Biden: Në kontakt për zbatimin e çdo aspekti të marrëveshjes Izrael-Hamas!

Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden u shpreh se lirimi i negociuar i pengjeve nga Hamasi dhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli ishte “rezultat i diplomacisë së zgjeruar amerikane”. Shefi i Shtëpisë së Bardhë vuri në dukje se ai dhe ekipi i tij kanë punuar për javë të tëra për një pauzë në luftime, duke kërkuar lejimin e ndihmave humanitare në Gaza e po ashtu lirimin e të rrëmbyerve nga Hamasi në Izrael, më 7 tetor.

Presidenti amerikan falënderoi Katarin, Egjiptin dhe Izraelin për marrëveshjen që mundësoi lirimin e disa prej personave që u morën peng nga Hamasi. Joe Biden theksoi se “lirimi i pengjeve është vetëm fillimi dhe se deri më tani procesi ka shkuar mirë”. Në një fjalim të shkurtër të mbajtur nga Nantucket, të shtetit Masaçusets, Biden tha:

Jam angazhuar me ekipin tim ndërsa fillojmë me ditët e para të zbatimit të kësaj marrëveshjeje!

Presidenti Biden shtoi:

Duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur, në kuadrin e fazës së parë të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.

Biden nënvizoi se për ditët në vazhdim, pret që dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe më shumë lirime.

Të gjithë këta pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të re.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi se Hamasi e bëri sulmin terrorist pikërisht sepse i frikësohet bashkëjetesës në paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Ndërsa ne i hedhim sytë drejt së ardhmes, duhet t’i japim fund ciklit të dhunës në Lindjen e Mesme! Duhet që të shtojmë vendosmërinë tonë për një zgjidhje me dy shtete, ku një ditë, izraelitët dhe palestinezët mund të jetojnë krah për krah, sipas një zgjidhjeje me dy shtete, me nivel të barabartë lirie e dinjiteti.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49902 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE