Dasmë në “Big Brother VIP Kosova”, dy banorët kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet data e startimit të “Big Brother VIP”

Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, dy konkurentët e “Big Brother Vip Kosova”, Adri dhe Iliriana, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre 13-vjeçare.

Çifi zgjodhën të lidhin betimin e përjetshëm në sytë e publikut gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit.

Në ditën më të rëndësishme të Adrit dhe Ilirianës ku bënë betimin e përjetshëm, të pranishëm ishin prindërit e çiftit dhe dy dëshmitarë.

Vetëm disa orë para martesës, konkurenti i propozoi të dashurës së tij për të lidhur jetën së bashku me martesë, ndërsa ajo mes lotësh u përgjigj “Po” duke i shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, dyshja vazhduan sërish garën për të fituar çmimin e madh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49536 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE