Moti i keq me reshje dëbore, akset rrugore që janë të bllokuara!

vovalbania November 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq me reshje dëbore, akset rrugore që janë të bllokuara!

Reshjet e dendura të dëborës kanë pushtuar vendin këtë të shtunë, duke sjellë bllokimin e disa akseve rrugore.

Në Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se po pastrohen me kripë akset: Kukës-Krumë dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, Qafë Thore, Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Në qarkun e Dibrës reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës. Disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, më konkretisht: Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë, Peshkopi-Kuben-Kukës.

Gjithashtu aksi rrugor Bypass-Qafë Murrizë, është bërë i pa kalueshëm. Aktualisht në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë kanë nisur reshjet e dëborës, deri në këto momente ky aks është i kalueshëm.

Reshjet e dëborës kanë përfshirë edhe zonat malore në qarkun e Elbasanit. Në Steblevë të Librazhdit trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm. Në këto qytet është rritur numri i patrullimit të policisë në akset rrugore urbane e rurale për shkak të motit të keq.

Kontraktorët po merren me pastrimin e rrugëve nga bora dhe hedhjen e kripës, njëkohësisht në zonat ku ka reshje të dendura të shiut po pastrohen materialet e rëna në rrugë.

Polica bën thirrje që drejtuesit e mjeteve të mos qarkullojnë pa goma dimërore dhe zinxhirë në zonat ku ka rënë dëborë. Gjithashtu ata kanë kërkuar që qytetarët të shmangin lëvizjet e panevojshme, të ulin shpejtësinë, si dhe të respektojnë sinjalistikën.

Në rast nevoje për ndihmë, i disponueshëm nga uniformat blu qëndron numri i telefononit 112

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49568 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE