Nga Luizi e Olta, te Megi Pojani e Luana Vjollca! / Ermal Fejzullahu nuk i kurseu disa komente për këta personazhe publik!

vovalbania November 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga Luizi e Olta, te Megi Pojani e Luana Vjollca! / Ermal Fejzullahu nuk i kurseu disa komente për këta personazhe publik!

Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në “Mos i bjer me top”, ku ka ndarë më shumë detaje rreth jetës personale dhe projekteve të tij.

Gjithashtu, Ermali nuk ”i shpëtoi” lojës së moderatorëve Erjola Doci e Ronaldo Sharka, ku duhet të jepte një koment për disa nga personazhet publik më të lakuar të muajve të fundit.

Kështu, Ermali ka komentuar disa personazhe si: Luiz Ejlli, Olta Gixhari, Megi Pojani e Luana Vjollca. Ja çfarë tha ai:

Për Luiz Ejllin: “E kam përkrahur në BBV. Ka qenë një lojtar shumë i fortë. Është një artist shumë i mirë. I uroj shëndet dhe sukses.”

Për Olta Gixharin: “Nuk e njoh shumë, si aktore kam qejf me e pa te filmi “Në kuadër të dashurisë”. Duket që është karakter më vete.”

Për Luana Vjollcën: “E bukur, punëtore, energjike. Sa herë kam qenë te emisioni i saj, ka qenë një energji e paparë. Luftëtare për sukses.”

Për Megi Pojanin: “Megi është shumë atraktive. Çdo gjë që bën, është shumë interesante.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49271 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE