E papritur, Kiara flet e emocionuar për shtatzaninë, Luizi ndërpret emisionin…

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E papritur, Kiara flet e emocionuar për shtatzaninë, Luizi ndërpret emisionin…

Moderatorja Kiara Tito gjatë “Dancing With The Stars Fan Club”, ka falenderuar në emër të saj dhe të Luizit të gjithë njerëzit që e kanë uruar për pritjen e ëmbël. Ajo shprehet se është tepër e emocionuar dhe e lumtur që e kanë ndarë këtë moment bashkë me publikun, përmes muzikës. Kiara tregon se kjo është një dhuratë për të gjithë ata që besojnë në dashurinë e saj dhe të Luizit.

Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment për të bërë një falënderim për të gjithë ju që na keni uruar për pritjen e ëmbël në emrin tim dhe të Luizit gjithashtu. Ndihem e emocionuar dhe njëkohësisht shumë e lumtur që ndajmë bashkë këtë moment bashkë. Ndjej gjithashtu një lloj përgjegjësie për të gjitha pyetjet që më janë bërë gjatë gjithë kësaj kohe dhe nuk kam mundur t’i kthej një përgjigje, për shkak se shtatzënia është një rrugëtim i gjatë në vetvete dhe sigurisht fillimet janë të vështira. Por e menduam ta sillnim në një mënyrë tjetër për të gjithë ata që besuan tek ne, tek dashuria jonë, përmes një dhurate shumë të bukur siç është muzika, ju falënderoj shumë.

Ndërkohë, në një moment, ndërsa Albi Nako po fliste, Luiz Ejlli i cili ishe në publik, bën për të qeshur Kiarën. Albi Nako ndërpret fjalinë dhe shprehet: Çfarë ka? Të bën Luizi për të qeshur? Ok më fal se është edhe Luizi këtu përballë.

“Se është edhe Luizi në prapaskenë, këtu përballë. Nuk po ta japim mikrofonin sepse nuk na del minutazhi. Një herë tjetër ndoshta”, u shpreh Kiara duke qeshur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49299 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE