Këto ishin përshtypjet e para të bashkëshortit të Rita Orës pas vizitës në Kosovë

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këto ishin përshtypjet e para të bashkëshortit të Rita Orës pas vizitës në Kosovë

Mbrëmjen e djeshme Rita Ora, bashkëshorti i saj Taika Waititi dhe një pjesë e familjes së këngëtares, mbërritën në Kosovë, teksa ajo duket se ka vendosur që datëlindjen e saj të 33-të ta kalojë në atdhe.

E ndërsa Rita e viziton vendin e saj për të disatën herë vitet e fundit, për regjizorin e njohur kjo ishte hera e parë në Kosovë.

Gjatë një takimi me Kryeministrin, Albin Kurti, Waititi po ashtu ka ndarë përshtypjet e para për atë që e quan si “atdhe i gruas”, teksa u shpreh:

“Është hera ime e parë këtu dhe jam i nderuar që vij të vizitoj atdheun e gruas time. Qëndrimi dhe energjia këtu janë shumë e ngjashme me njerëzit nga unë jam, kështu që ndihem si në shtëpi tashmë,”

Po ashtu ai tha se deri më tani i ka pëlqyer cdo gjë dhe po ashtu edhe njerëzit, ndërsa cifti pritet të qëndrojë disa ditë në Kosovë, me Ritën që do të kalojë edhe Festën e Pavarësisë atje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE