Ministri grek: Burgosja e Fredi Belerit, çështje që i takon BE-së!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministri grek: Burgosja e Fredi Belerit, çështje që i takon BE-së!

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Papastavro në një intervistë për mediat greke thotë se çështja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg për blerje votash, nuk është vetëm një çështje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë, por një çështje evropiane.

 Ka shtete anëtare që thonë se çështja është dypalëshe. Dhe jo vetëm e thonë këtë, por pretendojnë se është i papranueshëm bilateralizimi i hyrjes së Shqipërisë në Evropë. Unë them se kjo është një qasje e gabuar […] çështja Beleri është thellësisht evropiane, nuk është dypalëshe. Ka të bëjë me respektimin e shtetit ligjor,- tha Papastavrou në një intervistë për radion Skai.

Nëse Beleri nuk do të ishte anëtar i minoritetit etnik grek apo ndonjë minoriteti, është e qartë se Greqia mund të mos kishte shprehur të njëjtin nivel interesi.

Ministri grek, i cili vizitoi Belerin në burg javën e kaluar, tha se mungesa e progresit në këtë çështje mund të ketë pasoja në aspiratat e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Është e qartë se Greqia mbështet vazhdimisht dhe në mënyrë të palëkundur perspektivën e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor,” tha Papastavrou, duke vënë në dukje se kryeministri Kyriakos Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Athinës në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë muajin e kaluar.

Ne të gjithë përfitojmë nga perspektiva evropiane e Shqipërisë, veçanërisht pakica kombëtare greke. Megjithatë, kjo rrugë integruese ka disa kushte dhe kritere”, tha ai.

Prej kur është arrestuar, Fredi Belerin e kanë vizituar dy ministra grekë, i fundit Papastavrou. Pas takimit ai përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit.

Para medieve ministri grek tha se Himara sipas tij është e vetmja “bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur”.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE