“Pa mbaruar viti SPAK ‘merr’ një të rëndësishëm nga mazhoranca!”/ Gazetari zbulon “surprizat” e Prokurorisë së Posaçme dhe bën paralajmërimin ‘bombë

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pa mbaruar viti SPAK ‘merr’ një të rëndësishëm nga mazhoranca!”/ Gazetari zbulon “surprizat” e Prokurorisë së Posaçme dhe bën paralajmërimin ‘bombë

Nikoll Lesi ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për SPAK-un dhe hetimet e zyrtarëve të lartë.

Lesi tha se pritet që një person i rëndësishëm nga mazhoranca të “merret” nga SPAK, pa përfunduar viti.

“SPAK ka filluar të thërrasë të paprekshmit. Kemi një ish ish president dhe një ish kryeministër në hetim, ish ministra, ministra, deputetë, etj.

Mund të jetë nesër edhe kryeministri. Ky është përceptimi publik, prandaj mendoj se është rritur besimi te SPAK. Kjo nuk është gjë e vogël.

Unë di këtë, që përballë SPAK, do të ketë hetime edhe më lart se ish kryeministri.

SPAK brenda vitit do të ketë një person shumë të rëndësishëm nga mazhoranca që do të merret.

Nuk po merret vetëm me të kaluarën por edhe me të tashmen”, tha Lesi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51124 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE