Rama në Këshillin e Atlantikut: Kurti dëshmoi vullnet për të ecur përpara me pranimin e Asociacionit!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Rama në Këshillin e Atlantikut: Kurti dëshmoi vullnet për të ecur përpara me pranimin e Asociacionit!

Kryeministri Edi Rama insiston në zgjidhjen e plotë mes Kosovës dhe Serbisë që rajoni i Ballkanit të jetë më mirë.

Duke folur në Këshillin e Atlantikut, Rama e konsideron këtë çështje si një “elefant brenda dhomës” që vazhdon të krijojë probleme, siç dhe rasti i para disa muajve në Banjskë.

 Kemi sfida që shtrihen përpara nesh dhe në të njëjtën kohë jam një person që beson fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon pa menduar të bësh një rajon më të mirë sepse në këtë botë kaq të ndërlidhur na duhet të mësojmë e të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit dhe i botës. Kemi probleme për t’u zgjidhur, kemi ende një elefant të madh në dhomë që ende nuk na jep atë pjesëzën e fundit që është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, dhe më shumë se sa një herë kjo copëz politike më e vështira deri më sot në rajon ka treguar se është vërtetë domosdoshmëri, në të kundërt ka ndodhur kthime hapa pas e mangësira të cilat do vazhdojnë të ndodhin. Në kontekstin  më të gjerë, të agresionit rus në Ukrainë dhe luftën midis Izraelit dhe Hamasit, efektet mund të jenë edhe më negative nëse nuk punojmë natë e ditë për ta mbajtur konfliktin jashtë kufijve të rajonit tonë.

Kryeministri Rama bëna apel që çështja mes Prishtinës dhe Beogradit të zgjidhet përfundimisht me njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës dhe vendosjen e paqes.

Ne jemi një rajon shumëfetar. Shqipëria është një vend shumëfetar, ku myslimanët e të krishterët jetojnë në harmoni dhe deri më tani ky ka qenë aseti ynë fantastik si një bazë për një shoqëri tolerante. Ja pse besoj pse lufta midis Izraelit dhe Hamasit është vërtetë e rrezikshme, sepse Hamasi dhe të tjerë që e mbështesin Hamasin janë agjentë të vërtetë kaosi dhe ky kaos që duan ta përhapin kudo jo vetëm në Lindjen e Mesme, mundet të ndikojë edhe rajonin tonë në qoftë se nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë gjërat në mënyrën e duhur për ta mbajtur kaosin jashtë para se konflikti të na përfshijë të gjithëve. Kjo situatë që është përmirësuar shumë, që deri 10 vjet më parë ne nuk flisnim as me njëri-tjetrin, duhet të trajtojë e të zgjidhë këtë çështje midis Kosovës dhe Serbisë me një njohje të plotë të Kosovës dhe praktikisht me paqen përfundimtare. Ajo çfarë ndodhi në ngjarjen tejet tragjike pak muaj më parë, ishte absolutisht një shenjë shumë e fortë dhe një këmbanë e mirëfilltë alarmi e potencialit që ka një çështje e tillë e pazgjidhur për t’u bërë një çështje vendimtare në rrezikimin e paqes dhe bashëpunimit rajonal. Është shumë e qartë përgjegjësia jo vetëm e personave të përfshirë drejtpërdrejt, por edhe përgjegjësi e Beogradit i cili nuk e dënoi, por shpalli ditë zie kombëtare në nder të këtyre kriminelëve. Megjithatë, edhe njëherë, duhet të mos biem pre e konfrontimeve, përshkallëzimeve, por të trefishojmë përpjekjet për të bërë paqe.

Rama përgëzoi edhe Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për qasjen e re duke pranuar asociacionin e komunave serbe.

Jam i inkurajuar nga ndryshimi në qajen dhe qëndrimin e autoriteteve të Kosovës dhe duke pranuar në parim asociaciaonin e komunave me shumicë serbe, Kryeministri i Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE