Shqiptari në Greqi gjendet i varur në një pemë, policia greke nis hetime për vrasje!

vovalbania November 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqiptari në Greqi gjendet i varur në një pemë, policia greke nis hetime për vrasje!

Tragjedi në vendin fqinj, në Greqi, një 29-vjeçar shqiptar u gjet i varur në një pemë, policia greke nis hetime për vrasje pasi duart i kishte të lidhura. Shtetasi Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit dhe asgjë nuk dihej mbi fatin e tij prej rreth një muaji derisa trupi i pajetë u gjet në Kyllini. Për faktin që duart i kishte të lidhura me tel hekuri, autoritetet greke po hetojnë pistën e vrasjes.

Nga mediat greke raportohet se policia po shqyrton me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani e ka mbledhur gjurmët e gishtërinjve si nga teli, ashtu edhe një shkallë pranë vendngjarjes. Pema ku u gjet i varur, Angjelo Avdiu ndodhet në oborrin e një banese në Kyllini, pronari i së cilës ishte zhvendosur e kur u rikthye njoftoi policinë.

Mësohet se viktima u identifikua nga nëna e tij, e cila njohu rrobat e të birit. Familja e Angjelos tha se janë të shokuar e se nuk kanë asnjë informacion se çfarë mund të ketë ndodhur. Familjarët deklaruan se presin rezultatet e hetimeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE