Britani e Madhe, zbulohet një lloj i ri i gripit të derrit te njeriu!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Britani e Madhe, zbulohet një lloj i ri i gripit të derrit te njeriu!

Një variant i ri i gripit të derrit është zbuluar te një qytetar në Mbretërinë e Bashkuar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e vendit. Lloji i influencës A (H1N2)v është i ngjashëm me viruset që qarkullojnë aktualisht te derrat në Britani, por është i ndryshëm nga rastet e fundit të virusit tek njerëzit. Personi që kishte këtë lloj gripi e kaloi me simptoma të lehta dhe është shëruar plotësisht.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, viruset e gripit të tipit A janë krijuar në shumë lloje të kafshëve, por mund të shkaktojnë pandemi globale. Faktorët e rrezikut për gripin e derrit përfshijnë kontaktin me derrat ose me mjedisin e tyre. “Sekuenca e deritanishme tregon disa ndryshime gjenetike me viruset e mëparshme të gripit të derrit që janë përhapur te njerëzit,”-tha Punam Mangtani, profesor i epidemiologjisë në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Është e pazakontë të kapësh viruse të tillë, prandaj nevoja për të kontrolluar kontaktet dhe për të përmirësuar mbikëqyrjen në atë zonë për të kontrolluar nëse ka më shumë raste.

Janë identifikuar gjithsej 50 raste njerëzore të influencës A(H1N2)v globalisht që nga viti 2005, sipas UKHSA, por asnjë prej tyre nuk është “e lidhur gjenetikisht me këtë lloj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48907 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE