Çfarë mendimi ka Ina Kollçaku për anëtarët e jurisë së DWTS, sidomos për Ilir Shaqirin?!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë mendimi ka Ina Kollçaku për anëtarët e jurisë së DWTS, sidomos për Ilir Shaqirin?!

E ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” ishte Ina Kollçaku. Ajo është një ndër figurat publiku që ka tërhequr vëmendjen  me deklaratat, për sa i përket fuqizimit të vajzave dhe grave në vendin tonë. Së fundmi, Ina ishte pjesë e spektaklit të “Dancing With The Stars”, ku rrugëtimi i saj u mbyll të premten e kaluar.

A e kishte pritshmërinë për veten më të madhe nga eksperiencca e kaluar në DWTS?

Patjetër që e kisha pritshmërinë më të madhe për veten. Është një konkurs, është një garë që vendosin për ty.

Përse hoqi dorë nga përplasja me jurinë?

Sepse humba respektin. Unë kur përplasem do të thotë që të respektoj. Mu ka bë ves që nuk jap më mundësi të dyta.

Për çfarë i erdhi Inës më shumë keq që u eleminiua?

Nuk më erdhi keq. E kam përjetuar shumë mirë. Madje, nuk mendoja që do ta kaloja aq mirë. 

Çfarë mendimi ka ish-konkurrentja për anëtarët e jurisë?

E para, nuk do të jem shumë e sinqertë, sepse ndryshe do të isha e paedukuar dhe nuk jam e nuk dua të jem. Kështu që, do të jem politikisht korrekte dhe diplomatike. Është e vetmja përgjigje që mund të të jap.

Valbona tenton të bëjë një balancë dhe roli i saj është të bëjë balancën dhe gjithmonë e prish balancën.

Lori mua më pëlqen shumë në juri, mendoj që ishte një pozicion i merituar, por nuk mendoj që po e justifikon pozicionin.

Unë mendoj që Iliri shkon në shtëpi dhe thotë ‘unë do ta bëj kështu’ dhe live del në origjinë. Dhe këtë gjë ja respektoj se edhe unë jam ashtu. Mendoj që nuk i shpëton dot marrjes së vëmendjes dhe egocentrizmit të tij edhe kur është duke folur për të tjerët.

Olta është shumë funny dhe mendoj që çdo njeri duhet të ketë një Olta. Por Olta ka një problem shumë të madh. E di se çfarë duhet të thotë, por nuk e mbron dot atë që thotë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48762 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE