Finlanda mbyll të gjithë kufirin me Rusinë!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Finlanda mbyll të gjithë kufirin me Rusinë!

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo ka theksuar se vendi do të mbyllë të gjithë kufirin me Rusinë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Lajmi u bë me dije gjatë një konference për shtyp të mbajtur ditën e sotme. Finlanda kishte vetëm një pikë të mbetur kufitare të hapur, pasi qeveria mbylli shtatë të tjera për shkak të rritjes së numrit të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez. Instituti për Studimin e Luftës e ka përshkruar më parë sjelljen e Moskës për këtë çështje si një “taktikë hibride të luftës”.

Ministri i Brendshëm i Finlandës thotë se kufiri do të jetë i mbyllur deri më 13 dhjetor. Finlanda iu bashkua NATO-s në fillim të këtij viti, mes shqetësimeve për agresionin rus në Ukrainë, veprim ky i cili zemëroi Kremlinin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49316 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE