Si të reduktoni kortizolin në trup në momentin më stresues të ditës suaj!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të reduktoni kortizolin në trup në momentin më stresues të ditës suaj!

Trupi jonë prodhon kortizol kur jemi të stresuar dhe ky hormon ka funksione të ndryshme. Më saktësisht e mirëmban homeostazën e trupit, rregullon shtypjen e gjakut, inflamacionin, funksionet e zemrës, aktivitetin metabolik, funksionin e enëve të gjakut dhe aktivitetin e sistemit nervor qendror. Ky hormon prodhohet nga gjëndrat e veshkave, të cilat janë dy gjëndra të vogël që gjenden mbi veshka.

Pavarësisht të gjitha funksioneve që ka, kortizoli gjithashtu luan rol kyç në mënyrën se si trupi i tret karbohidratet, lipoidet dhe proteinat. Stresi kronik mund të shpie në prodhim të tepërt të kortizolit dhe kjo pastaj çon në efekte të shumta anësore, siç është ankthi, depresioni, sistemi i dobët i imunitetit, shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës, etj.

Në mënyrë që ta mbani kortizolin në nivele stabile, bëni ushtrime në mënyrë që ta lironi stresin dhe emocionet e tjera negative. Nivelet e kortizolit mund të zvogëlohen edhe me ndihmën e një diete të shëndetshme, e cila është e pasur me fibra dhe proteina dhe me ushqime si vezët, peshku, mishi pa yndyrë, perimet, etj. Krijoni një rutinë të shëndetshme të gjumit për të ulur nivelet e kortizolit. Ndërkaq, meditimi i zvogëlon nivelet e kortizolit, sepse trajton ankthin dhe stresin.

Nëse ende nuk e dini ekziston edhe stresi pozitiv, eustresi. Ky lloj stresi vepron si motivim dhe na inkurajon të kalojmë një fazë të caktuar zhvillimi, të zgjerojmë këndvështrimin tonë, të fitojmë njohuri dhe aftësi të reja, pas së cilës ndihemi më të fortë dhe më të vetëdijshëm. Eustresi është e lidhur me emocione pozitive dhe ne e përjetojmë atë gjatë ndryshimeve të rëndësishme si shpërngulja, dasma, lindja e një fëmije, punësimi ose ndryshimi i punës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE