Sot dhe nesër filmi “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet në rrjetin e UCI Cinemas në Itali!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot dhe nesër filmi “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet në rrjetin e UCI Cinemas në Itali!

“Në Kuadër të Dashurisë” një prodhim i Top Media nuk ndal suksesin në çdo anë të botës! Një histori dashurie e cila kombinohet mjeshtërisht me humorin e thellë, me një performancë të jashtëzakonshme të aktorëve të cilët do të sjellin karaktere të paharrueshme për publikun.

Për 95 minuta “Në Kuadër të dashurisë” do t’ju rrëmbejë nga realiteti, ku përjetimi do të jetë më shumë se një film. Filmi më i dashur i momentit vazhdon turin e tij nëpër botë, i cili vazhdon të shfaqet ende në kinematë Cineplexx dhe Millenium në Tiranë. Po ashtu në Kosovë, filmin mund ta ndiqni në kinematë Cineplexx në Prishtinë dhe Prizren, Cinestar në Prishtinë, Cinemarine në Prizren, si dhe Kino Hyrije Hana në Gjakovë.

Filmi vazhdon të shfaqet në Zvicër dhe po ashtu në Suedi, ku është rikthyer sërish me disa data të tjera për shkak të kërkesave të shumta. Më 25 Nëntor “Në kuadër të dashurisë” do të shfaqet në Gjermani në rrjetin e kinemave CinemaxX, ndërsa më 28 dhe 29 Nëntor, filmi udhëton në Itali në UCI Cinemas në Milano, Torino, Firenze, Roma dhe Bari.

Gjithashtu ju rikujtojmë, se për shkak të kërkesave të shumta, filmi do të shfaqet edhe në disa qytete të tjera në Vienë, të cilat mund t’i zbuloni duke klikuar këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50559 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE