Thirrje për hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Thirrje për hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink!

Së fundmi, një grup ligjvënësish demokratë ka bërë thirrje për një hetim në lidhje me kompaninë e Elon Musk, Neuralink. Kjo e fundit akuzohet për keqtrajtimin e kafshëve, sidomos majmunëve të pajisur me çip, pasi thuhet se ata vuajnë tashmë nga truri i fryrë, paraliza, kriza e depresionit. Musk ka deklaruar se asnjë majmun nuk ka ngordhur si rezultat i Neuralink.

Deklarata e tij u kundërshtua menjëherë nga ligjvënësit, të cilët thanë se kishin parë prova që kundërshtonin pretendimet e miliarderit, se vdekjet e majmunëve lidhen drejtpërdrejt me Neuralink dhe përpjekjet e saj për të zhvilluar teknologji implantuese të trurit. Ndërklaq, thirrja për hetim, vjen pasi kompania po kërkon të rekrutojë për provën e saj të parë njerëzore për implantet.

Ligjvënësit kërkojnë transparencë dhe hetim të hollësishëm nga autoritetet, për të mbikëqyrur etikën e eksperimenteve të bëra. Hetimi i mundshëm do të përshkojë aspektet e mirëqenies së kafshëve, sigurisë dhe transparencës së veprimeve të Neuralink. Rikujtojmë, se një histori e pabesueshme erdhi disa muaj më parë nga Rusia, ku një person, zgjodhi një metodë të padëgjuar më parë, për të kontrolluar ëndrrat e tij.

Ai instaloi një çip në kokën e tij, por një incident gjatë një seance stërvitore bëri që atij t’i dëmtohej pajisja në fjalë, çka e bëri të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale, pasi i rrezikohej jeta. Çipi i vendosur në kafkën e Mikhail Radugës, sipas këtij të fundit, e ndihmonte atë me ëndrrat, për të cilat thotë se ka punuar që në fëmijëri dhe ka eksperimentuar në këtë temë prej një viti e gjysmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE