“Urime festa e Pavarësisë!”, Dua Lipa uron në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët!

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Urime festa e Pavarësisë!”, Dua Lipa uron në gjuhën shqipe të gjithë shqiptarët!

Ditën e sotme Shqipëria feston 111-vjetorin e Pavarësisë. E në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët festat dhe urimet janë të shumta. Shqiptarët anë e mbanë botës kanë uruar në këtë ditë të shënuar, përfshirë këtu edhe personazhet e njohur. E sigurisht që një ndër to është edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Artistja me famë botërore ka bërë disa postime në “Instastory” ku ka uruar festën e Pavarësisë në gjuhën shqipe  shoqëruar me flamurin dhe simbolin e shqiponjës. Përpos kësaj këngëtarja e famshme ka postuar edhe disa foto të saj nga vizita e një viti më parë në Shqipëri e mbuluar me flamurin kuq e zi.

Urime festa e Pavarësisë

Dua Lipa po kalon një vit të jashtëzakonshëm pasi u nominua për dy çmime “Grammy” duke përfshirë këngën e vitit për “Dance The Night”. Thuhet se ylli i muzikës pop po synon të nisë turneun e saj të parë në stadium vitin e ardhshëm. Lipa po kërkon të bëjë një hap nga shfaqjet në arenë pas turneut të saj të suksesshëm “Future Nostalgia 2022”, ku performoi 12 shfaqje në Mbretërinë e Bashkuar. Ekipi i saj thuhet se po përpiqet të planifikojë datat për verën e ardhshme, por ende asgjë nuk është konfirmuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48886 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE