Fier/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, dhjetëra familje në errësirë!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fier/ Kabina elektrike përfshihet nga flakët, dhjetëra familje në errësirë!

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “ Kastriot Muço“ në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohë që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OShE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE