Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përpjekje për të zgjatur armëpushimin në Gaza!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, përpjekje për të zgjatur armëpushimin në Gaza!

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë janë në përpjekje për të zgjatur armëpushimin në Gaza, duke shpresuar që udhëheqësit e Hamasit, grupit i cili qeveris territorin do të vazhdojnë të lirojnë pengjet në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë dhe një pushimi të mëtejshëm nga ofensiva ajrore e tokësore e Izraelit. Nëse jo, armëpushimi do të skadojë brenda një dite.

Izraeli ka mirëpritur lirimin e dhjetëra pengjeve në ditët e fundit dhe thotë se do të vazhdojë armëpushimin nëse Hamasi vazhdon të lirojë pengjet. Por, qëllimi tjetër madhor, asgjësimi i grupit të armatosur që ka sunduar Gazën për 16 vjet, mund t’i rrëshqasë nga duart.

Disa javë bombardimesh të rënda ajrore dhe një ndërhyrje tokësore kanë shkatërruar zona të gjera të Gazës veriore dhe kanë vrarë mijëra palestinezë. Por, duket se kanë pasur pak ndikim në sundimin e Hamasit, që dëshmohet nga aftësia e tij për të zhvilluar negociata të ndërlikuara, për të detyruar respektimin e armëpushimit nga grupet e të tjera të armatosura e për të organizuar lirimin e pengjeve.

Udhëheqësi i Hamasit në Gaza, Yehya Sinwar dhe komandantët e tjerë ka të ngjarë të jenë zhvendosur në jug, së bashku me qindra mijëra palestinezë të grumbulluar në qendra strehimi të tejmbushura.

Një pushtim tokësor izraelit në jug mund të largojë udhëheqësit e Hamasit dhe të shkatërrojë pjesën tjetër të infrastrukturës së tij, përfshirë kilometra me tunele, por me një çmim të lartë për jetët e palestinezëve, që duket se Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i Izraelit, nuk janë të gatshme ta miratojnë.

Administrata e presidentit Joe Biden i ka thënë Izraelit që nëse rifillon ofensivën duhet të veprojë me saktësi shumë më të madhe, veçanërisht në jug. Kjo qasje nuk ka gjasa ta gjunjëzojë Hamasin së shpejti dhe trysnia ndërkombëtare për një armëpushim të qëndrueshëm tashmë është në rritje. Martin Indyk, një ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara në Izrael, shkroi në X:

Sa larg do të jenë të përgatitura palët që të shkojnë me shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve duke zgjatur pauzën, pritet të vihet në sprovë, por trysnitë dhe stimujt për të dyja palët që t’i përmbahen këtij synimi janë tani më të forta se stimujt për t’u kthyer në luftë.

FORCIMI I DIPOMACISË

Drejtori i CIA-s, William Burns dhe David Barnea, i cili drejton agjencinë izraelite të spiunazhit, Mossad, ishin në Katar për të diskutuar zgjatjen e armëpushimit dhe lirimin e më shumë pengjeve. Katari i cili ka luajtur një rol thelbësor në ndërmjetësimin me Hamasin, ishte mikpritës i bisedimeve në të cilat u përfshinë edhe ndërmjetësuesit egjiptianë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE