A shkaktojnë diabet ushqimet me sheqer? Ç’duhet të dini

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A shkaktojnë diabet ushqimet me sheqer? Ç’duhet të dini

Ka shumë hamendësime që lidhen me diabetin dhe një prej tyre është edhe konsumi i tepërt i sheqerit

Diabeti është një sëmundje komplekse e shkaktuar nga një kombinim faktorësh thonë mjekët. Të ngrënit e tepërt të sheqerit nuk mjafton për të shkaktuar diabet, gjithçka është shumë më e ndërlikuar se kaq.

Shoqata Amerikane e Diabetit thekson se ka një lidhje mes konsumit të pijeve me sheqer të shtuar dhe diabetit të tipit 2, por ngrënia e sheqerit nuk shkakton diabet. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë: mjedisi, gjenetika, mosha, aktiviteti fizik dhe stresi, shkruan Eaiting Well.

Një dietë e pasur me sheqerna të shtuara dhe yndyra të ngopura shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të diabetit. Dietat me shumë sheqer shoqërohen edhe me një rrezik të shtuar të mbipeshës dhe obezitetit, sëmundjes së mëlçisë yndyrore etj.

Diabeti i tipit 2 mund të ndikohet nga sasia e sheqerit në dietën tuaj, gjë që ka ndikim në sasinë e sheqerit në gjak. Kështu që rritja e sheqerit mund të lidhet me rrezikun e diabetit të këtij tipi. Por, vetëm ngrënia e sheqerit nuk mjafton për të shkaktuar diabet.

Cilat janë simptomat e konsumimit të tepërt të sheqerit?

Mjekët thonë se njerëzit ndihen më hiperaktivë pas një sasie të madhe sheqeri. Por, asnjë nga këto efekte nuk është i vërtetuar shkencërisht.

Simptoma të tjera të sheqerit të lartë në gjak janë etja e shtuar, urinimi i shpeshtë, rritje e oreksit dhe humbja e pashpjegueshme e peshës, citon Anabel.

Si mund ta largoni sheqerin nga trupi juaj?

Nëse e dini se niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ka hapa që mund të ndërmerrni për ta ulur atë, si të pini shumë ujë, të bëni një shëtitje 10-minutëshe dhe të merrni ilaçet sipas udhëzimeve të mjekut. /

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE