Amazon prezanton chatbotin me inteligjencë artificiale të quajtur Q!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amazon prezanton chatbotin me inteligjencë artificiale të quajtur Q!

Amazon prezantoi së fundmi një chatbot të ri të quajtur Q, që njerëzit mund ta përdorin në punë. Produkti i prezantuar në konferencën Reinvent të Amazon Web Services në Las Vegas, përfaqëson përpjekjen më të fundit të Amazon për ta sfiduar Microsoftin dhe Google në softuerë të produktivitetit. Lançimi i këtij chatboti vjen një vit pasi startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft lansoi chatbotin e tij shumë të njohur tashmë, ChatGPT.

Platforma e Amazon Q është emëruar sipas personazhit në filmat e James Bond ose pas personazhit Q të serisë Star Trek. Një version paraprak i chatbotit Q është i disponueshëm tani dhe disa nga veçoritë e tij janë falas. Pasi të përfundojë versioni paraprak, një nivel për përdoruesit e biznesit do të kushtojë 20 dollarë në muaj, por vlen vetëm për një person. Një version me veçori shtesë për zhvilluesit dhe punonjësit e IT do të kushtojë 25 dollarë në muaj për person.

Ndërkaq, rikujtojmë se Amazon dhe Hyundai po bashkohen për të shitur makina në internet. Bëhet fjalë për një lajm i cili thotë se duke filluar nga viti 2024, blerësit e makinave do të kenë mundësinë të blejnë një Hyundai krejtësisht të ri direkt në Amazon. Marty Mallick, VP i Zhvillimit të Biznesit të Korporatës Botërore në Amazon, shpjegoi procesin në këtë mënyrë:

Përvoja e blerjeve në internet do t’ju lejojë të blini një makinë përmes dyqanit të Amazon në SHBA. Ju do të jeni në gjendje të krahasoni përzgjedhjen në shitësit lokalë dhe të shihni çmimet. Mund të zgjidhni modelin, ngjyrën dhe veçoritë tuaja të preferuara. Më pas e merrni automjetin tuaj nga shitësi juaj lokal në një kohë që përshtatet më mirë për ju.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50464 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE