Arrestohet 29-vjeçarja ruse, kryen seks oral në avion!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arrestohet 29-vjeçarja ruse, kryen seks oral në avion!

Së fundmi, një 29-vjeçare ruse e quajtur Valeria është arrestuar nga autoritetet kur avioni Boeing 737-800 i “Pobeda Airlines” u ul në aeroportin Vukovo të kryeqytetit rus, pasi akuzohet se ka kryer seks oral me forcë ndaj një pasagjeri që ishte ulur në sediljen pranë saj në avion.

Sipas faqes së internetit Gazeta.ru, e reja ka kryer seks oral ndaj burrit të ulur pranë në fluturimin që zgjat 5 orë, pavarësisht se ai fillimisht u përpoq të rezistonte. Dëshmitarët thonë se vajza ishte nën efektin e alkoolit që në momentin kur hipi në avion në Turqi. Ajo i tha një media ruse se nuk pendohet për veprimet e saj edhe pse të gjithë pasagjerët e panë.

29-vjeçarja u gjobit me 500 rubla për sjelljen e saj ndërsa u përpoq edhe të korruptonte ekuipazhin për të shmangur arrestimin. Ajo është filmuar në një video duke i dhënë një kartëmonedhë 100 dollarëshe një anëtari të ekuipazhit kur avioni u ul në Moskë. Stjuardesa i ka hedhur paratë në plehra dhe Valeria shihet duke zbrazur koshin për t’i marrë mbrapsht. “Gjithçka ishte mirë. Kam kaluar mirë. Kalova një kohë të bukur. Epo, në rregull, ndoshta pak më shumë se mirë”,-është shprehur Valeria për mediat vendase.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE