Cameron: Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cameron: Britania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në

Shefi i diplomacisë britanike, David Cameron, i cili ndodhet në Shkup deklaroi se Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe OSBE-në.

Cameron u tha ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në samitin e 30-të të OSBE-së se Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje morale, diplomatike, ekonomike dhe ushtarake.

Siç njoftoi delegacioni britanik në samitin e OSBE-së në Shkup, Cameron tha gjithashtu se Rusia është përgjegjëse për konfliktin, se veprimet e tyre janë të pajustifikueshme dhe se të gjitha 10 parimet e Aktit Final të Helsinkit, mbi të cilat mbështeten marrëdhëniet ndërmjet shteteve, janë shkelur.

Ndërkohë ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në samitin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që po i zhvillon punimet në Shkup, i ka bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund shkeljes së parimeve të OSBE-së.

“Unë shtoj zërin tim, me atë të kolegëve, të cilët i bëjnë thirrje Rusisë, që t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të kësaj organizate, por nuk jam i sigurt nëse ajo është ende e gatshme të na dëgjojë”, ka thënë O’Brien.

Ai ka theksuar se pavarësisht atyre shteteve që janë përpjekur të bllokojnë punën e organizatës, OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49761 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE