Shuhet Henry Kissinger, ishte 100-vjeç/Për shumë vite ishte protagonisti absolut i politikës së jashtme amerikane!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet Henry Kissinger, ishte 100-vjeç/Për shumë vite ishte protagonisti absolut i politikës së jashtme amerikane!

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, u shua në moshën 100-vjeçare, në shtëpinë e tij në Konektikat të Shteteve të Bashkuara. Kissinger dominoi politikën e jashtme kur Amerika u tërhoq nga lufta në Vietnam e largoi kufizimet me Kinën.

Kissinger njihej për ndikimin e madh në çështjet globale gjatë shërbimit në mandatet presidenciale të Richard Nixonit e Gerald Fordit, madje duke fituar edhe Çmimin Nobel për Paqen. Pushteti i tij u fuqizua gjatë trazirave të shkaktuara nga afera Watergate, kur Kissinger mori një rol të ngjashëm me të bashkëpresidentit, në kohën kur Nixon po kalonte kohë të vështira për shkak të skandalit.

Një hebre që nga Gjermania Naziste u largua së bashku me familjen, në vitet që pasuan, fitoi reputacionin e një burri shteti të respektuar, duke ofruar këshilla si për republikanët, ashtu edhe demokratët. Në shumë raste, u pa edhe në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte Donald Trump.

Për 8 vjet, fillimisht si këshilltar për Sigurinë Kombëtare e më vonë si sekretar i Shtetit dhe për një periudhë duke mbajtur të dy postet, Kissinger ka trajtuar çështjet kryesore të politikës së jashtme.  Ai ndërmori “diplomacinë e parë fluturuese” në kërkim të paqes në Lindjen e Mesme. Po ashtu, përdori kanale sekrete për të krijuar lidhje mes SHBA-ve e Kinës, duke i dhënë fund dekadave të izolimit dhe armiqësisë reciproke.

Ishte po Kissinger, i cili nisi negociatat e Parisit për ta nxjerrë Amerikën nga një luftë e kushtueshme në Vietnam. Gjithashtu, ndoqi një politikë për të ulur tensionet me Bashkimin Sovjetik, çka çoi në një marrëveshje për kontrollin e armëve e hapi mundësitë që tensionet e Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve bërthamore të mos zgjasnin përgjithmonë.

Gjatë një interviste të dhënë në korrik të vitit të kaluar për ABC-në, Kissinger u pyet nëse do të dëshironte të ndryshonte ndonjë nga vendimet e ndërmarra gjatë karrierës?

Kam menduar për këto probleme gjatë gjithë jetës. Ishte hobi, si edhe profesioni im. Prandaj, rekomandimet që bëra ishin më të mirat, që mund të bëja në ato kohë.

Deri në muajt e fundit të jetës, Kissinger u përfshi në çështje globale. Në korrik, u takua me liderin kinez, Xi Jinping në Pekin. 50 vjet pasi “diplomacia fluturuese” e tij ndihmoi në dhënien fund të Luftës së Lindjes së Mesme të vitit 1973 kur Izraeli zmbrapsi sulmet e befasishme nga Egjipti dhe Siria, Kissinger paralajmëroi se konflikti mund të përsëritej, pasi më 7 tetor, Izraeli u përball me sulm të befasishëm nga Hamasi, grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Ameirka dhe BE-ja.

Kissinger fitoi Çmimin Nobel për Paqe për shkak të marrëveshjes së armëpushimit arritur në vitin 1973. Kissinger la pas dy fëmijë, Elizabeth e David.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE