DWTS bëhet shkak për përplasje mes Enit dhe Oltës: “Nuk jemi në kafe këtu”

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
DWTS bëhet shkak për përplasje mes Enit dhe Oltës: “Nuk jemi në kafe këtu”

Dihet se Olta Gixhari dhe Eni Shehu gëzojnë prej vitesh një shoqëri të mirë mes tyre, ndërsa DWTS e ka vënë dyshen në një tjetër pozitë.

Rrallëherë gjykimet e Oltës për performancat e Enit kanë shkaktuar pakënaqësi tek ky i fundit e kështu ndodhi edhe javën e kaluar.

Aktorja u shpreh se Eni kishte shumë pak hapa dhe shumicën e kohës ka mbajtur vetëm partneren, gjykim i cili u komentua nga ai dhe balerina e tij gjatë provave të kësaj jave.

Ndër të tjera Eni u shpreh se Olta nuk di çfarë thotë kur ‘eksitohet’ dhe ai vazhdonte me mendimin se performanca e tij ishte e realizuar pasi femra është ajo që duhet të dominojë në kërcim.

Këto komente sollën një diskutim aspak të këndshëm mes Enit dhe Oltës mbrëmjen e sotme, ku kjo e fundit u shpreh e zhgënjyer nga fjalët e mikut të saj në prapaskenë.

“Nuk më pëlqeu fare ajo që kishe thënë. Nuk keni se si kaloni në ofendime personale sepse unë herën e shkuar nuk ju ofendova aspak. Mendoj që për pozicionin që kam më takon të jap opinionin tim. Nuk më erdhi mirë që the ‘ajo flet përçart’, nuk e prisja aq më pak nga ty! Nuk jemi në kafe bashkë që mund t’i lejojmë vetes të themi çdo lloj gjëje”- iu drejtua Olta Enit.

Ky ishte një debat serioz që nuk ishte parë ndonjëherë mes kësaj dysheje, ama në fund të diskutimit duket se situata u sheshua pasi Olta i dha komplinentat më të mira Enit për performancën e sotme si dhe i dha pikët maksimale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE