Ekzekutohet shqiptari në Greqi, viktima nga Berati!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekzekutohet shqiptari në Greqi, viktima nga Berati!

Atentat mafioz në Athinë, vritet një shtetas shqiptar. Viktimë mbeti një 56-vjeçar nga Berati, i njohur me dy emra Thimi Deoboniku ose Prifti. Ai u ekzekutua një natë më parë nga një person ende i paidentifikuar, në rrugën Atlantos 44, në lagjen Palaio Faliro.

Policia greke njoftoi se viktima, i datëlindjes 18.1.1967 nga Berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9 mm. Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku megjithë përpjekjet e shumta, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.

Forcat e rendit në vendin fqinj njoftojnë se kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, për të cilin dihet vetëm se ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.

Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm penalë, që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE