Ndahet nga jeta aktorja e serialit shumë të ndjekur

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndahet nga jeta aktorja e serialit shumë të ndjekur

Është ndarë nga jeta Frances Sternhagen, aktorja e çmimeve të shumta dhe e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”.

Frances ka vdekur në moshën 93-vjeçare. Lajmin e njoftoi familja e aktores së ndjerës.

“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, vdiq paqësisht nga shkaqe natyrore në New Rochelle, në moshën 93-vjeçare. Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër.

Një festë e karrierës dhe jetës së saj të jashtëzakonshme është planifikuar në mesin e janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj”, ishte deklarata e familjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48719 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE