Papa Françesku jep bekimin e tij për Mark Frrokun dhe Rudina Dembacaj! (Foto)

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas kësaj videoje s’keni pse e pyesni më Rudina Dembacaj për fëmijët e Mark Frrokut

Aktorja e humorit Rudina Dembacaj, ka postuar në rrjetet e saj sociale në Instgram ku tregon që bashkëshorti, Mark Frroku dhe familja e saj kanë marrë bekimin Apostolik nga Papa Françesku.

“Shenjtëria e tij Françesku i jep Bekimin e tij të përzemërt Apostolik Mark Frrokut dhe familjes së tij.”

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë 4 vite të martuar me njëri-tjetrin.

Kujtojmë që ish-bashkëshortja e Markut, ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje. Ata kanë 3 fëmijë së bashku, 2 vajzat Mara dhe Erta dhe djalin Leonard.

Pasi Marku është martuar me Rudinën, ajo jeton bashkë më fëmijët e tij, teksa është kthyer në një nënë të dytë për ta dhe kanë marrëdhënie shumë të mira.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE