Rusi, kryeopozitari Navalny njofton se po përballet me një rast të ri penal!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rusi, kryeopozitari Navalny njofton se po përballet me një rast të ri penal!

Tjetër padi ndaj politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, i cili është duke vuajtur dënimin me 19 vjet burg në Rusi për disa akuza, përfshirë ekstremizmin. Njerëz të afërt me të bëjnë të ditur se tani, autoritetet e akuzojnë për “përfshirje në akte vandalizmi”.

Në postimet e bashkëpunëtorëve të Navalny-t në platformën X, që më herët njihej si Twitter, kryeopozitari i cili vazhdimisht flet për dënime politike kundrejt tij, tha se ka pranuar një letër nga Komiteti Hetues i Rusisë, përmes së cilës u informua për hapjen e një rasti të ri:

Për krime sipas pikës dy të Nenit 214 të Kodit Penal e që ka të bëjë me vandalizëm.

Në një nga postimet në X, që iu atribua Navalny-t, thuhet:

Shumë rrallë ndodh që një i burgosur që gjendet në izolim prej më shumë se një viti, të ketë patur të tillë ekzistencë sociale e politike. Kjo nënkupton se ata kanë nisur një rast të ri penal ndaj meje çdo tre muaj.

Në datën 21 nëntor, ai u fut në izolim 15-ditor për shkelje të paspecifikuara, pasi kishte përfunduar qëndrimin në izolim një ditë më herët. Ajo ishte hera e 23-të që Navalny vendosej në qeli të izoluar, që nga gushti i vitit të kaluar apo thënë ndryshe, politikani rus ka qëndruar 266 ditë në izolim.

Navalny-t, i njohur si një prej kritikëve më të zëshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, në gusht iu rrit dënimi në 19 vjet heqje lirie, pasi u shpall fajtor për krijimin e një organizate ekstremiste dhe u transferua në një burg “me regjim më të ashpër”.

Dënimi paraprak i ishte dhënë në vitin 2021, pasi u kthye në Moskë nga Gjermania, shtet ku u trajtua për një helmim të rëndë e për të cilin ai fajësoi Kremlinin. Para se të burgosej, ishte opozitari më i zëshëm që organizoi protesta të mëdha kundër qeverisë ruse.

Tre prej avokatëve të Navalny-t: Vadim Kobzev, Igor Sergunin e Aleksei Lipster u arrestuan në muajin tetor të këtij viti e po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një komunitetit ekstremist, për shkak të lidhjeve të tyre me Navalny-n, si edhe me fondacionin e tij kundër korrupsionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50554 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE