Shuhet aktorja e “Sex and the City”, Frances Sternhagen!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet aktorja e “Sex and the City”, Frances Sternhagen!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare Frances Sternhagen, aktorja e njohur për rolet e saj në “Cheers” dhe “Sex and the City”. Lajmi është konfirmuar nga familjarët e aktores. Në njoftimin zyrtar të familjes thuhej se:

Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se nëna jonë e dashur, aktorja Frances Sternhagen, ndërroi jetë paqësisht për shkaqe natyrore në New Rochelle, Nju-Jork më 27 nëntor 2023, 93-vjeçe. Ajo ka lënë pas 6 fëmijët e saj, 9 nipër e mbesa dhe 2 stërnipër. Një festë e karrierës dhe jetës së saj të jashtëzakonshme është planifikuar për në mes të janarit, afër ditëlindjes së saj të 94-të. Ne vazhdojmë të frymëzohemi nga dashuria dhe jeta e saj.

Sternhagen luajti si gjyshja e Dr.Carter (Noah Wyle) në “ER” dhe si nëna e Cliff (John Ratzenberger) në “Cheers”, role që i sollën dy nominimet për Emmy. E ndjera gjithashtu luajti Bunny McDougal, nënën e keqe të Trey (Kyle McLachlan) dhe vjehrrën e Charlotte (Kristin Davis), në Sex and the City, për të cilën ajo mori një nominim të tretë Emmy.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE