Hidhet shorti i ‘EURO 2024’, Shqipëria përballë Italisë e Spanjës!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hidhet shorti i ‘EURO 2024’, Shqipëria përballë Italisë e Spanjës!

Sot pasdite në Hamburg të Gjermanisë u hodh shorti i Euro 2024. Shqipëria do të ketë përballë kundërshtarë si Spanja, Kroacia dhe Italia. Duke qenë se ekipi jonë kombëtar është kualifikuar për herë të dytë në Europian dhe duke qenë se ekipi po bind me lojë dhe rezultat, me interes të madh priten paraqitjet kuqezi në premierën e Euro 2024, që do mbahet në Gjermani.

Një short mjaft i vështirë për Kombëtaren shqiptare, që do të luajë ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor në stadiumin e “Dortmund”, ndërsa më 19 qershor do të përballet me Kroacinë në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”. Ndeshja e fundit e grupit do të jetë ajo ndaj Spanjës, që do të luhet më 24 qershor në stadiumin “Düsseldorf Arena”.

Kompeticioni më i rëndësishëm për shtete nis me datën 14 qershor dhe përfundon me 14 korrik. Përpara fillimit të evenimentit, ekipet pjesëmarrëse do zhvillojnë miqësore të ndryshme, si një mënyrë për t’u përgatitur për finalet e Europianit. Finalja e madhe është vendosur të zhvillohet të dielën më 14 korrik në “Olimpiastadion” në Berlin.

Kujtojmë që Shqipëria kualifikueset i mbylli me 15 pikë si vendi i parë i grupit. Fokusi tashmë është te përfaqësuesja, ku trajneri Sylvinho duket se ka ndryshuar mjaft kombëtaren. Sido që të shkojë, Shqipëria ka siguruar 9.25 milionë euro për pjesëmarrjen në turne.

Shorti:

GRUPI A: Gjermania, Hungaria, Skocia
GRUPI B: Spanja, Shqipëria, Kroacia, Italia
GRUPI C: Anglia, Danimarka, Sllovenia, Serbia
GREPI D: Franca, Austria, Holanda, fituesja e Ligës A.
GRUPI E: Belgjika, Rumania, Sllovakia, fituesja e Ligës B.
GRUPI F: Portugalia, Turqia, Çekia, fituesja e Ligës C.

Vazot:

Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazo 2: Shqipëria, Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë, Austri.

Vazo 3: Holanda  Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, Play Off A, Play Off B, Play Off C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE