“Ne shqiptarët jemi human”, video të Naimit teksa merrte nisma bamirësie

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ne shqiptarët jemi human”, video të Naimit teksa merrte nisma bamirësie

Liridona Ademaj u vra tre ditë më parë në makinë teksa ishte me burrin e saj dhe fëmijët.

Ndërsa sot u zbulua se planifikues dhe ai që pagoi për vrasjen e saj është bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Dyshohet se Naimi e planifikoi vrasjen e gruas së tij, pasi ajo kishte paguar sigurimin e jetës në Zvicër. Ky shtet paguan shifra të mëdha (20 milionë euro) nëse një prej prindërve përfshihet në një fatkeqësi.

Por Naimi kohë më parë, ka marrë nisma të ndryshme bamirësie. Ai ka një restorant në Suedi dhe shpërndante kafe falas për të gjithë të moshuarit.

Naimi: “Ne shqiptarët jemi human dhe kreativ, këto të dyja bashkë i kombinova që të bëj këtë nismë edhe në shenjë falenderimi për suedezët që na kanë mikëpritur ne në fillimet tona. Mua nuk më kushton asgjë që ta bëj këtë gjest për ata dhe janë mirënjohës për këtë. Unë kam shkuar në Suedi që në vitin 1992 dhe suedezët më kanë mirëpritur shumë mirë”.

@insajderiofficial #Kosova #shqipe #fyp #viral #kosova #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #albanians #foryoupageofficiall #viral #kosova #naimmurseli #liridonamurseli #granitplava ♬ Dramatic Military – Faid rafanda

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49520 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE