Shkonin vetëm tullacët, Policia italiane kap “mat” berberin që shiste drogë!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shkonin vetëm tullacët, Policia italiane kap “mat” berberin që shiste drogë!

Një berber në Xhenvoa të Italisë, i cili përveç profesionit primar shiste edhe drogë është zbuluar nga policia vetëm prej faktit, se në dyqanin e tij hynin me shumicë klientë që ishin tullac. Agjentët kishin nuhatur lëvizjet e dyshimta në biznesin e 55-vjeçarit pasi e kishin mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh.

Rezultoi se disa klientë, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, shkonin aty vetëm për të blerë drogë, ndërsa të tjerë kombinonin prerjen e flokëve me blerjen e dozave. Vëmendjen e tërhiqnin më tepër tullacët që hynin dhe dilnin menjëherë nga dyqani. Ndërkohë pas kontrollit në shtëpinë e berberit, hetuesit gjetën disa gramë hashash, 100 gramë kokainë, katër peshore dhe material për paketimin e drogës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48839 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE